Millennium Challenge Corporation

Photo Number 289
Informative workshop with GDT high officials Novem
Head of PPA Training Unit in workshop in Tirana
Business Registration

English

MARRËVESHJA PRAG E SFIDËS SË MIJËVJEÇARIT PËR SHQIPËRINË

Lajme
Veprimtari në të ardhmen
Qeveria shqiptare dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e re për fazën II të Programit Prag. 
Me zgjerimin e pritshëm të mundësisë për deklarimin elektronik për tatimpaguesit në Elbasan dhe Vlorë, do të ofrohen trajnime praktike për përdorimin e sistemit. 
Që nga 1 janari 2009, të gjitha prokurimet publike në Shqipëri do të zhvillohen në mënyrë elektronike. 
Njoftime për shtyp

Në vijim të suksesit të Programit aktual me Shqipërinë, Bordi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit miratoi financimin e një faze të dytë të tij, me vlerë prej 15,7 million dollarë.  
Miratohen Instruksionet e Përgjithshme për zbatimin e ligjit të ri për procedurat tatimore dhe vazhdon puna për hartimin e legjislacionit të nevojshëm dytësor të parashikuar prej tij. 
QKR - Një vit në shërbim të bizneseve - 85.000 aplikime të përpunuara nga të cilat mbi 18.000 për regjistrime fillestare, gati dy herë më shumë se 12 muajt e kaluar. 

BOTIME

PYETJE TE SHPESHTA

KONTAKT

Marrëveshja Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë 

 Pallati."Classic Construction"
Rr. "Pjetër Budi", kati 1, nr. 10
Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 23 80 400
fax: +355 4 23 80 424


Në internet: www.mcata.org.al
         E-mail: office@mcata.org.al




Në prill 2006, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje partneriteti prej 13,85 milionë dollarësh, me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Projekti i Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID, i cili ka filluar të zbatohet në shtator 2006 dhe përfundon në nëntor 2008, ka si qëllim të reduktojë korrupsionin dhe të përmirësojë performancën në tre fusha kryesore të administratës publike:

 Administrata Tatimore 
 Prokurimi Publik 
 Regjistrimi i Biznesit.

Projekti adreson mungesën e transparencës dhe mbikëqyrjes publike, që kanë karakterizuar shumë aktivitete ekonomike në Shqipëri, përmes një përqasjeje që përfshin reformimin e proceseve nëpërmjet përmirësimeve legjislative dhe zgjidhjeve që ofron teknologjia e informacionit, si dhe përmes fushatave informuese mbarëkombëtare dhe promovimit të aktiviteteve mbikëqyrëse të shoqërisë civile.

Rezultatet e arritura në tre komponentët e mëposhtëm të projektit të Sfidës së Mijëvjeçarit do të ndihmojnë Shqipërinë të ecë përpara në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, si dhe për t'u kualifikuar për statusin e kompaktit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit.

Administrata Tatimore: Reformat pilote në Degën e Tatimpaguesve të Tiranës dhe në Degën e Tatimpaguesve të Mëdhenj synojnë të përmirësojnë mbledhjen e tatimeve dhe shërbimin ndaj klientit, do të shtojnë transparencën dhe efektshmërinë, si dhe do të informojnë më mirë tatimpaguesit, përsa i përket të drejtave dhe përgjegjësive të tyre.

Prokurimi Publik: Aktivitetet në kuadër të këtij komponenti kanë si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Agjencisë së Prokurimit Publik në kryerjen e prokurimeve publike transparente, në promovimin e pjesëmarrjes aktive të sektorit privat në proces, dhe në rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me kuadrin e ri ligjor për prokurimin publik.

Regjistrimi i Biznesit: Projekti është i angazhuar të ndihmojë Qeverinë e Shqipërisë në implementimin e Ligjit të ri për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe të procedurave të reja për regjistrimin e biznesit, të cilat reduktojnë dukshëm kohën dhe koston e sipërmarrësve për të regjistruar një biznes të ri, ose për përfitimin e shërbimeve të tjera që lidhen me regjistrimin e biznesit, si dhe për të siguruar akses publik në Regjistrin Elektronik Tregtar.

Projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë promovon transparencën dhe aksesin publik, në pajtim me parimin, sipas të cilit publiku duhet të ketë qasje në të gjithë informacionin që duhet të jetë publik, të ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme është që qytetarët të njohin dhe të kuptojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre. Për këtë qëllim, projekti e asiston qeverinë në krijimin e mekanizmave që nxisin qytetarët të paraqesin idetë dhe shqetësimet e tyre, si për shembull, Bordet Këshillimore, si dhe që informojnë komunitetin e biznesit dhe publikun e gjerë për ligjet, rregulloret dhe politikat e reja që miratohen në secilën nga tre fushat nën fokus përmes fushatave të gjera multi-mediale.

Veprimtaritë e zhvilluara deri tani nga projekti përfshijnë

- Asistencë për Qeverinë e Shqipërisë në hartimin e ligjit të ri për procedurat tatimore, i cili do të përmirësojë dhe modernizojë administratën tatimore në Shqipëri. Ai u diskutua gjerësisht me komunitetin e biznesit gjatë muajve shtator-tetor 2007 dhe pas miratimit në Parlament në 19 maj 2008, ka hyrë në fuqi në 25 qershor 2008.
- Zhvillimin e një sistemi të deklarimit elektronik për TVSH-në, i cili është testuar me sukses dhe është vënë në përdorim nga tatimpaguesit e regjistruar në Degën e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Tiranë që në tetor 2007. Duke filluar që nga muaji prill 2008, të gjithë tatimpaguesit e Degës Tatimore të Tiranës kanë mundësi të deklarojnë taksat nëpërmjet internetit. Sistemi përfshin tashmë edhe opsionin e deklarimit në formë elektronike të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, tatim-fitimit si dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
- Ndihmë në hartimin e Ligjit për Prokurimet Publike, i cili hyri në fuqi në janar 2007, duke autorizuar për herë të parë prokurimin elektronik dhe mbikëqyrjen e pavarur. Në zbatim të ligjit, gjatë vitit 2007, Projekti ndihmoi në hartimin e rregulloreve dhe legjislacionit të nevojshëm mbështetës.
- Mbështetje për hapjen dhe funksionimin e Zyrës së Avokatit të Prokurimit, i cili u emërua nga Parlamenti në maj 2007.
- Zhvillimin e sistemit të prokurimit elektronik në përputhje me direktivat e BE-së, sistem i cili u testua me sukses në tenderin me vlerë 220 milion Euro për blerjen e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), për një periudhë një vjeçare. Duke filluar nga data 4 dhjetor 2008, sistemi i prokurimit elektronik është miratuar për përdorim nga Qeveria shqiptare. Me fillimin e procedurave të prokurimit publik për vitin 2008, në 9 prill, Qendra Kombëtare e Regjistrimit hapi ofertat e tenderit të parë plotësisht elektronik në Shqipëri.
- Trajnimin e më shumë se 1025 specialistëve të prokurimit publik, zyrtarëve të tjerë publikë dhe operatorëve ekonomikë mbi ligjin dhe rregulloret e reja, si dhe mbi prokurimin elektronik.
- Hartimin e kuadrit ligjor dhe ngritjen e sistemit të regjistrimit elektronik, trajnimin e stafit, si dhe ka rinovimin dhe pajisjen e zyrave qendrore të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në Tiranë. QKR filloi punën në datën 3 shtator 2007 duke reduktuar kohën për regjistrimin e biznesit dhe për ndryshimin e të dhënave të regjistrimit nga 47 ditë në 24 orë.
- Asistencë për hapjen e sporteleve të shërbimit të QKR-së në bashkitë e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Gjirokastrës, Fierit, Korçës dhe Kukësit, brenda datës 14 janar 2007.
- Zhvillimin e disa fushatave të gjera informuese për të njohur komunitetin e biznesit dhe publikun e gjerë me shërbimet e reja që u ofrohen atyre në sajë të reformave të mbështetura nga projekti.


 Njoftimi për mbrojtjen e konfidencialitetit                                  Rifreskimi i fundit: 18 korrik 2008

KERKO
MULTIMEDIA
Tatimpagues! Njihni të drejtat dhe detyrimet tuaja!
Fushata për edukimin e tatimpaguesve, korrik - gusht 2008
Deklarimi elektronik i tatimeve - I thjeshtë dhe i shpejtë
Fushatë informuese në radio, qershor 2008
Avokati i Prokurimeve mund t'ju ndihmojë!
Fushata informuese për Avokatin e Prokurimeve, shkurt - mars 2008

ADRESA NE INTERNET

VLERESONI PORTALIN
 ju pëlqen siti?
Po
Jo
Undecided
Voto | Rezultatet 

Deklarimi i përgjegjësisë: Informacioni i paraqitur në këtë faqe nuk është informacion zyrtar i qeverisë së SHBA dhe nuk përfaqëson pikëpamjet ose qendrimet e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, të Agjensisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar apo të qeverisë së SHBA.
2007 © Përgatitur nga Alfa XP Web Software, LLC , në partneritet me Chemonics International, në kuadër të Marrëvëshjës Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë , e cila administrohet nga Agjensia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar.